Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK zhvendoset tek zyrat e reja, Haradinaj: Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurt

AAK zhvendoset tek zyrat e reja, Haradinaj: Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurt

Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci për disa muaj radhazi kishin bërë bujë të madhe për largimin e AAK-së nga zyrat që kishin në lagjen Ulpiana.

AAK për vite me radhë kishin funksionuar në këto zyre që gjendeshin aty, ndërsa muajt e fundit u desh që të largoheshin.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmë ka njoftuar se tashmë janë vendosur në një lokacion të ri të zyrave, transmeton lajmi.net.

“Sonte, në mënyrë solemne i hapëm dyert në lokacionin e ri qendror të Aleancës. E nisëm me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe vazhduam me aktivistë e miq.Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë”.

pixel