Të gjithë imagjinojnë gjysmëfinalet e Euro 2024 plot me yje të futbollit botëror. Pavarësisht skuadrave që arrijnë këto nivele, ka shumë futbollistë të nivelit të lartë që duhet të luajnë në këto ndeshje, por ka një problem, disa prej tyre mund të mungojnë.
Me sanksionet që vijnë nga grumbullimi i kartonëve të verdhë, janë 39 lojtarë që mund të shohin fazën e radhës nga tribunat nëse marrin karton të verdhë dhe në disa raste janë pjesë kyçe në skuadrat e tyre.
Yjet si Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Antonio Rudiger dhe Alvaro Morata janë në atë situatë dhe do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse nuk duan të mungojnë në gjysmëfinale. Së pari, natyrisht, ata duhet të klasifikohen.
Franca dhe Portugalia, rrezikojnë shumë
Franca është një nga më të prekurat në këtë kuptim. Skuadra e Didier Deschamps ka katër lojtarë që perceptohen si të një rëndësie të madhe brenda 11-shes së francezëve.
I pari është ylli i madh, Kylian Mbappe, i cili përveç maskës do të duhet të shqetësohet edhe për të mos marr një karton.
Edhe partneri i tij i madh në sulm, Antoine Griezmann, rrezikon të pezullohet. Ousmanne Dembele, megjithëse ka humbur vendin e startuesit, rrezikon po ashtu. Më në fund, mesfushori i ekipit, Aurelien Tchouameni.
Edhe rivali i tyre, Portugalia, ka gjashtë futbollistë në këtë situatë: Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Francisco Conceiçao, Joao Palhinha, Pedro Neto dhe Rubén Neves.
Spanja dhe Gjermania më mirë
Sa i përket Spanjës Dani Carvajal, Robin Le Normand dhe Alvaro Morata mund të mungojnë në gjysmëfinale. Edhe Dani Vivian, edhe pse ky ka më pak gjasa të luajë.
Nga ana e tij, Naggelsman mund të humbasë liderin e mbrojtjes gjermane: Antonio Rüdiger. Për më tepër, një pjesë po aq e rëndësishme sa Robert Andrich, po ashtu rrezikon.
Anglia, Zvicra, Turqia dhe Holanda
Një tjetër nga skuadrat më të prekura është skuadra angleze , me dy yjet e saj në rrezik: Jude Bellingham dhe Phil Foden. Së bashku me ta, dy lojtarë të tjerë si Kieran Trippier dhe Kobbie Mainoo. Listës i bashkohet edhe Connor Gallagher.
Si në Zvicër ashtu edhe në Holandë ka disa yje në rrezik. Granit Xhaka, Remo Freuler, Dan Ndoye, Vincent Sierro e Ricardo Rodriguez rrezikojnë te skuadra e Murat Yakin, ndërsa sa i përket Holandës , janë Denzel Dumfries, Donyell Malen, Jerdy Schouten dhe Jonas Veerman.
Për Turqinë është tashmë ka arritur sukses deri këtu, lajm i mirë është kthimi i Hakan Calhanoglu, por janë tetë lojtarë që janë larg një kartoni për sanksionim, ndër të cilët veçohet Arda Güler.
Lojtarët e sanksionuar për çerekfinale
Disa futbollistë kanë fatin e keq që nuk mund të luajnë në ndeshjet e ardhshme të Euro 2024. Për shembull, mesfushori Adrien Rabiot , i padiskutueshëm në formacionin francez, nuk do të jetë i pranishëm kundër Portugalisë.
Te Anglia, qendërmbrojtësi Marc Guehi , i cili ka luajtur çdo minutë deri më sot, do të duhet të jetë në tribunë duke parë shokët e tij të skuadrës.
Së fundmi do të mungojnë edhe dyshja në mesfushën turke, Orkun Kokcu dhe Ismail Yuksek.