Ballkani ka bërë të ditur se e kanë transferuar zyrtarisht Sunday Adetunjin.
Klubi nga Suhareka mori shërbimet e nigerianit që së fundi ishte duke luajtur për NK Celje në Slloveni.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:
Edhe një aset i çmueshëm në fazën sulmuese
Tifozë të dashur, nigeriani Sunday Adetunji tashmë është njëri prej nesh
26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në “makineri” golash.
Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t’i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofanziv.