Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani letër-urim Bidenit: Ua kemi borxh mirënjohjen çdo lideri amerikan që përtej linjave partiake qëndruan me Kosovën

Osmani letër-urim Bidenit: Ua kemi borxh mirënjohjen çdo lideri amerikan që përtej linjave partiake qëndruan me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA’së.

Osmani e ka publikuar letrën në llogarinë e saj në platformën “X”, derisa ka falenderuar të gjithë liderët amerikanë, të cilët përtej linjave partiake, kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë me kosovarët.

“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Ua kemi borxh mirënjohjen çdo lideri amerikan – përtej linjave partiake – i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në Tokë”, ka shkruar Osmani.

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorinë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjatë periudhave të zhvillimit të kombit, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812.