Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Tensioni – Arsyet përse luhatet para vizitës tek mjeku

Tensioni – Arsyet përse luhatet para vizitës tek mjeku

Në shumë raste, konsulta me mjekun i bën njerëzit të ndihen në ankth, por kur vjen puna tek tensioni i gjakut, ankthi dhe stresi e rrisin atë në mënyrë të përkohshme.

Kjo rritje e përkohshme dhe e beftë e tensionit të gjakut shkakton mospërputhje të treguesve të tensionit pas matjes në shtëpi dhe më pas matjes së tensionit tek mjeku.

Rritja e beftë e tensionit si pasojë e ankthit apo një situate stresuese është kërcënuese për zemrën.

Sipas ekspertëve, nëse tensioni i gjakut pëson kësi luhatjesh përpara një situate relativisht jo të rrezikshme siç është konsulta me mjekun, atëherë lind pyetja se çfarë mund të ndodhë në një situatë vërtetë të rrezikshme?

Ndikimi i Stresit Tek Tensioni i Gjakut

Studimet e shumëta të kryera në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi kanë konfirmuar se kur tensioni pëson një rritje të përkohshme si pasojë e ankthit apo stresit, ai rrit me 30 përqind rrezikun e atakut në zemër, trombozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem janë dyfish më të rrezikuar nga vdekja si pasojë e sëmundjeve t ë zemrës.

Ky rrezik është më i ulët nëse njerëzit përdorin medikamente kundër hipertensionit.

Qetëso Mendjen, Trupin Por Edhe Enët e Gjakut

Mjekët këshillojnë se përpara çdo matjeje të tensionit, njeriu duhet të qetësojë mendjen dhe trupin në mënyrë që enët e gjakut të jenë më të qeta

Mënyra më e mirë e qetësimit është nëpërmjet frymëmarrjes së ngadaltë dhe të përqendruar, e cila shoqërohet me ulje të rrahjeve të zemrës dhe qetësim të përgjithshëm.

Teknikat e qetësimit prekin direkt genet që janë të përqendruara në zgjerimin e enëve të gjakut dhe nënshtrojnë genet që nxisin ngushtimin dhe inflamacionin në arterie.

Nëse dëshironi të praktikoni këtë teknikë, përpiquni të uleni në një vend të qetë dhe mbani sytë mbyllur.

Shtendosini muskujt, zgjidhni një fjalë, fjali, togfjalësh apo lutje dhe përsëriteni vazhdimisht me sytë mbyllur.

Nëse truri juaj mbushet me mendime të ndryshme, mirëpritini por largojini me qetësi.

Mjaftojnë disa minuta, minimalisht 10 minuta në ditë, që kjo terapi të funksionojë për një qetësim të përgjithshëm./AgroWeb.org

Powered by WordPress