Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Trajtimet që ndihmojnë të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Trajtimet që ndihmojnë të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Ne jemi çfarë hamë, ndaj jini gjithnjë të kujdesshëm çfarë i servirni trupit tuaj çdo ditë.

Përdoreni si një kurë natyrale për probleme të përditëshme që  trupi juaj ju sinjalizon duke e konsumuar ose si trajtim.

Nëse doni flokë më të trrashë, më pak celulit, lëkurë të pastër apo më shumë gjallëri në portret ktheni sytë nga natyra dhe përdorni produktet e saj.

Fokusohuni tek vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e nevojshëm për ju në mënyrë që rezultatet të jenë po aq të shëndetshme e të gjata në kohë.

Në këtë këtë artikull AgroWeb.org ju tregon dietën e duhur për të përmirësuar çdo gjë që ka lidhje me lëkurën dhe flokët tuaj.

Kanella për celulitin

Kanella është një erëz e shijshme dhe plot vera për roganizmin, po ashtu janë edhe vetitë e saj në bukurinë e jashtme.

Trajtimet me kanellë nxisin qarkullimin e mirë të gjakut dhe i japin lëkurës më shumë rini e freski duke minimizuar imperfeksionet dhe rrudhat.

Nëse doni të largoni celulitin në mënyrë natyrale, provoni trajtimin me kanellë.

Në një enë Shtoni 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle kanellë të bluar.

Merreni pak në duar dhe masazhoni me lëvizje rrethore pjesën që dëshironi.

Bëjeni këtë proces gjatë kohës kur po bëni dush në lëkurë të lagur për 5 -7 minuta.

Më pas AgroWeb.org ju këshillon që të shpëlani trupin me ujë të bollshëm dhe shampo.

Në këtë mënyrë do të rrisni qarkullimin e mirë të gjakur në zonën ku po veproni si dhe do të largoni qëlizat e vdekura duke e bërë lëkurën të duket më e lëmuar.

Avokado për flokë të trashë

Avokado është një nga ato ushqime që gjendet shpesh në trajtime bukurie, sidomos për flokët.

Kjo për shkak se ayndyrore dhe vitamina E që përmban  forcojnë dhe ushqejnë flokët tuaj.

Shtypni një gjysmë avokado me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe me masën kremoze që do të krijohet lyeni flokët në pjesën më të dëmtuar të tyre.

Maskën vendoseni në flokë të lagur, mbajeni për 15 minuta më pas mund ta shpëlani.

Mango kundër shenjave të moshës

Quhet fruti i rinisë dhe jo pa qëllim.

Mango përmban vitaminë  A dhe C që ndihmojnë në zbardhjen e njollave të moshës dhe eleminojnë rrudhat.

Në një mikser shtoni gjysmë domate dhe gjysmë mango dhe vazhdoni me përzierjen deris atë formoni një masë të lëngshme.

Vendoseni më pas në fytyrë të pastër në vendet ku keni njollat apo në të gjithë fytyrën.

Mbajeni për 15 minuta dhe shpëlajeni.

Për njollat shumë të errta këtë trajtim bëjeni dy herë në ditë.

Masën mund të ruani të mbyllur në frigorifer deri në një javë./AgroWeb.org

Powered by WordPress