Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së Mickoskit në lidhje me përfshirjen e ambasadorëve në punët e brendshme të RMV-së.
Nga ASH thonë se ambasadorët e vendeve mike dhe partnerëve tonë strategjik janë udhërrëfyes si duhet të arrijmë deri tek anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE.
“Maqedonia e Veriut nuk është në një planet tjetër, por pjesë gjeografike, kulturore, sociale dhe politike perëndimore.
Ndjejmë keqardhje që OBRM-PDUKM po rikthehet si me kuadro, si me politika në kohën e Gruevskit. Nga ana tjetër, na vjen mirë që kjo fytyrë e vërtetë dhe e pareformuar e OBRM-PDUKM-së do i senzibilzojë krejt ato faktorë që për pak desh harruan nga vijnë këto njerëz.
Gjuha e Vuçiçit do të jetë edhe më tej pjesë e vokabularit të Hristjan Mickovskit”, thonë nga ASH.
Kapja dhe disiplinimi i gjyqësorit nga OBRM-PDUKM, shtojnë nga atje, është obsesion i vjetër dhe e dënojmë ashpër çdo tentativë të tillë.