Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reçica i PDK-së: Qeveria Kurti prapë dështon në pajisjen e mërgimtarëve me pasaporta

Reçica i PDK-së: Qeveria Kurti prapë dështon në pajisjen e mërgimtarëve me pasaporta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kritikuar Qeverinë Kurtin për mos pajisjen e mërgimtarëve me pasaporta të Kosovës tash e katër vite, shkruan Periskopi.

Reçica përmes një video në Facebook e ka quajtur këtë si dështim të papranueshëm dhe paaftësi e keqmenaxhim të Qeverisë, për mërgimtarët të cilët kontribuojnë në ekonominë tone.

“Për shkak të paaftësisë, keqmenaxhimit dhe papërgjegjsisë së kësaj Qeverie, për të katërtin vit me radhë shumë mërgimtarë të cilët kanë aplikuar para tre muajve në misionet diplomatike, ende nuk janë pajisur me pasaporta. Ndërkohë ata kanë rezervuar biletetat dhe kanë planifikuar pushimet në Kosovë.”- ka shkruar ai.

Postimi i plotë: