Arsenali ka bërë transferimin e parë të merkatos verore 2024.
Londinezët kanë nënshkruar me portierin David Raya nga Brentford në mënyrë të përhershme për 27 milionë funte.
‘Topçinjtë’ nënshkruan me portierin spanjoll verën e kaluar por në formë huazimi për koston e 3 milionë eurove, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.
E ‘Gunners’ kanë vendosur që përfundimisht ta blejnë kartonin e tij në formë të përhershme, pas një sezoni të mirë të tij, ku në fund e fitoi edhe çmimin e Dorzës së Artë në Premier League edicionin që shkoi.