Ditën e sotme (e enjte) ka ndërruar jetë babai i këngëtarit të njohur, Neki Emra, Fikrim Emra.
Lajmi u bë i ditur nga vetë artisti me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjersa tregoi se ka qenë 71-vjeçar.
Babai i Nekit përndryshe ka qenë kompozitor dhe ka udhëhequr korin e SHKA “Agimi”.
I ndjeri gjithashtu ka kontribuar tejet shumë në jetën kulturore të qytetit të Prizrenit.
Neki në ndërkohë duhet theksuar se është pjesë e tregut muzikor shqiptar prej shumë vitesh.
Ai deri më tani ka sjellë një sërë hitesh e ka qenë prezent në shumë mbrëmje e ahengje muzikore.