Arijanet Muric është i vendosur për tu larguar nga Burnley, pasi dëshiron të luaj në nivel më të lartë dhe jo më në Championshipin anglez.
Portieri kosovar ka kontratë me klubin e tij aktual edhe për dy vite, megjithatë ai i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se do të largohet.
Burnley nuk e ka ndërmend ta ndalojë largimin e portierit i cili fiton një pagë prej 25 mijë funteve në javë dhe ai sigurisht që dëshiron më shumë te një klub i ri.
Daily Mail raportoi ditën e djeshme se ka disa skuadra nga Liga Premier që kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, por ka edhe nga ato jashtë Anglisë.
Wolverhampton Wanderers, Southampton dhe kampioni në fuqi i Skocisë, Celtic, janë disa nga skuadrat e interesuara për yllin dardan.
Burnley është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e Aro Muric vetëm nëse vije një ofertë rreth 15 milionë euro.
25-vjeçari qëndroi për kohën më të madhe në bankën rezervë, por kur u inkuadrua në 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier ai bëri paraqitje fantastike duke bërë për vete disa skudra.
Largimi i tij nga Burnley është i pashmangshëm, por mbetet të shihet se cila skuadër do t’i fitoj shërbimet e një portieri fantastik si Aro Muric