Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Biblioteka Kombëtare vlerësohet nga arkitektët australianë si një thesar i vërtetë

Biblioteka Kombëtare vlerësohet nga arkitektët australianë si një thesar i vërtetë

Seminari perspektiva e re për trashëgiminë moderne në Evropën Juglindore i cili është i mbështetur nga Getty Foundation, është duke u mbajtur në Kosovë që nga 1 deri 4 korrik të këtij viti, në të cilin ka arkitektë nga e gjithë bota, nga Armenia, Ukraina, India, Australia, Amerika e nga Evropa.

Synimi i këtij seminari, është bartja e dijës dhe promovimi i draftimit të planeve të konservimit dhe menaxhimit jo vetëm në Kosovë por në tërë regjionin.

Drejtori i këtij seminari e festivali, Bekim Ranku tha se në funksion janë edhe tre punëtori për vlerësimin e vlerave të pallatit të rinisë dhe sportit, me ekipin LMNL nga Holanda të cilët po punojnë në oborrin e fondacionit dhe në shtëpinë e Hivzi Sylejmanit për të krijuar një bahçe.

“Kemi edhe tre punëtori që janë duke ndodhur, një punëtori është për vlerësimin e vlerave të pallatit të rinisë dhe sportit, tjetër me ekipin LMNL nga Holanda që janë arkitekt të peizazhit të cilët janë duke punuar me oborrin e fondacionit 17, shtëpinë e Hizvi Sylejmnait për të krijuar një bahçe dhe një punëtori”, tha ai.

Ndërsa, arkitektja australiane Sheridan Burke, e cila ka bërë planin e konservimit të shtëpisë së operës në Sidney, e cila është në listën e trashëgimisë botërore.

Mesazhi i Burke është që si popull të kujdesemi për Bibliotekën Kombëtare, e cila e vlerëson atë si një thesar të vërtetë në Kosovë.

“Më pëlqen kjo bibliotekë. Është thjesht një ndërtesë e jashtëzakonshme. E dini, unë me të vërtetë nuk kam parë diçka të tillë më parë dhe është e mrekullueshme të shohësh mobiliet ende këtu, veprat e integruara të artit, pamja e saj brenda qytetit është e mrekullueshme, keni një thesar të vërtetë këtu, kujdesuni për të”, është shprehur Burke.

Gjithashtu, Vaidas Petrulis nga Lituania, i cili është profesor i asociuar dhe mësimdhënës për arkitekturë, histori dhe trashëgimi kulturore në Universitetin e Teknologjisë në Kaunas, ka shtuar se populli është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, prandaj ata duhet të dinë se ku qëndron vlera e tyre.

Përveç seminarit, gjithashtu është duke u mbajtur edhe festivali i arkitekturës në Kino Armata nga ora 18:45.