Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.