Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi uron 4 korrikun: Mbështetja e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit përfshirë dhe Kosovën

Krasniqi uron 4 korrikun: Mbështetja e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit përfshirë dhe Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët amerikanë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Krasniqi ka thënë se 4 korriku është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike krah për krah me SHBA-të.

“Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara. Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit.Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur” shkruan Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë: