Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

BKT Kosova ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj me inagurimin madhështor të degës së saj më të re në Suharekë.

Ky event i rëndësishëm shënon një avancim të madh në ofrimin e shërbimeve të avancuara financiare.

Dega “Theranda” në qytetin e Suharekës u hap zyrtarisht më 13 qershor, ditë e cila shënon përvjetorin e 25-të të çlirimit të Suharekës. Kjo ditë, e cila është simbol i lirisë, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit, e bën këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për bankën.

“Theranda” është projektuar me kujdes për të përmirësuar përvojën bankare sipas standardeve më të fundit. Kjo degë, së bashku me degën në Prizren, reflektojnë parimet e dizajnit modern dhe të sofistikuar që BKT Kosova ka si standard. Çdo detaj i kësaj hapësire të re reflekton përkushtimin ndaj digjitalizimit, cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së klientëve.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Znj. Mihrije Suka, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe theksoi rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

“Është një nder dhe privilegj të jem pjesë e hapjes zyrtare të degës së re të BKT Kosova në komunën tonë. Hapja e degës së BKT Kosova është hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë. Hapja e degës “Theranda” në qytetin tonë padyshim do të rrisë cilësinë e shërbimeve financiare, do të mbështes zhvillimin e bizneseve lokale dhe do të çojnë në sukses të qëndrueshëm gjithë komunitetin tonë,” tha Suka.