Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet kaçanikasi, kultivonte bimë kanabisi në shtëpi

Arrestohet kaçanikasi, kultivonte bimë kanabisi në shtëpi

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Sopanicë të Kaçanikut.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: Katër bimë të llojit kanabis-sativa të gjatësisë rreth 20 cm, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 624.15 gramë, një pako me rizlla ( letër për mbështjellje të marihuanës), 80 qese najloni të zbrazëta dhe një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.