Qytetari i Kosovës është ankuar për shkak të mbifaturimet e ujërave të zeza në faturat e ujit, shkruan TV Arbëria.
Artan Paçarizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ankohet se faturimet e ujërave të zeza po ia shtojnë çmimin.
Tutje, ai bën llogari të çmimit duke thënë se e di mirë.
Postimi i plotë:
A din dikush me sqaru këtë?
Ujërat e zeza si faturohen në faturat e ujit te ne, 5.16 € në muaj, plus ja shton edhe nja 4€ në faturë!
E para 5.16 € është tepër shtrenjtë, plus i shtohet edhe 0.38 € mirembajtje! Por sipas kësaj, për dy muaj, shuma e barabartë del 10.62€ e jo 14.31€! Tash ose na kanë mësuar keq matematikën ose unë sen spo marr vesh!
Sidoqoftë kjo shumë prej 5.16€ është tepër!
Për herë të parë po e vërej se sa shumë paguajmë!!! Hajr ishalla!
Sqarim shtesë, shpenzimet e ujit i kam zero, sepse nuk e përdori ujësjellësin dhe shtrohet pyetja si e llogaritë këtë?
Nëse mi faturon paushall 27 metër kub, ujërat e zeza, i bie fatura 3.78€ e jo 5.16€.
Faturat në foto janë të dy muajve të fundit dhe ndryshimi është katastrofë, sasia e njëjtë e borxhi në fund i tmerrshëm nga muaji në muaj.
Nuk po krenohem se nuk e kam paguar muajin e kaluar, por përfundimisht është tepër edhe pa bazë llogaritja dhe çmimi!
Kjo kompani sa ka investuar në ujësjellës në fshatin tim edhe sa metra kanalizim i ka ndërtu? Sa bën mirembajtje? Krejt këto pyetje, përgjigjet i ka me zero, se bash hiq as ska investu e as nuk bën mirembajtje.