Piotr Zielinski është përforcimi i fundit i Interit për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, konfirmimi i mesfushorit polak nuk është bërë nga kampionët e Italisë, por nga faqja e Serisë A , në të cilën ka dalë njoftimi për depozitimin e kontratës së lojtarit.
Në moshën 30-vjeçare, Zielinski arrin si transferim i lirë te Interi pas tetë sezonesh me Napolin, klub për të cilin sezonin e kaluar luajti 35 ndeshje në të cilat shënoi katër gola dhe asistoi dy të tjera. Para Napolit , mesfushori polak ka përfaqësuar edhe Empolin dhe Udinese.