Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pamje të frikshme nga Karaibet, dallga gjigante bie mbi linjën elektrike

Pamje të frikshme nga Karaibet, dallga gjigante bie mbi linjën elektrike

Karaibet janë goditur nga moti i keq. Santo Domingo, përveç reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme, është goditur edhe nga një stuhi e fortë detare.

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, në një nga rrugët kryesore të ishullit. Një dallgë e madhe, e cila ngrihet më shumë se 10 metra në ajër, ka goditur linjën e ndriçimit.

Në video duket edhe një shpërthim i madh në ngjyrë blu.