Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka uruar kombëtaren e Turqisë përmes një telefonate për fitoren e arritur ndaj Austrisë, që i çon në çerekfinalet e Europianit.
Video e komunikimit të tij përmes celularit me teknikun italian të kombëtares turke, Vincenzo Montella dhe dy yjet e ekipit, Arda Guler e Baris Yilmaz është bërë virale në rrjet.
Erdogan i ka nisur urimet me Montella-n duke e falënderuar fillimisht në italisht trajnerin.
“Nuk munda të vij sepse këtu ka shumë punë shtetërore. Por unë po ju ndjek hap pas hapi. Sot isha me ju. Të përqafoj me gjithë zemër”, tha ai.
“Jam i sigurt për këtë, faleminderit”, ia ktheu Montella.
Më pas lideri turk zgjodhi të përshëndeste yllin 19-vjeçar të Real Madrid, Arda Güler, të cilin e përgëzoi për performancën e mbrëmshme.
“Të dy këndet e golave ishin madhështore. I the Merihut të merrte topin dhe të shënonte. Merihu vërtet bëri mrekulli në të dy golat, ai mori këndin dhe shënoi. Ti puth sytë”, i tha Erdogan djaloshit të talentuar.
Më pas një komunikim me talentin e Gallatasarait, Barış Alper Yılmaz, me të cilin kanë lindur në të njëjtin qytet.
“Si bashkatdhetar i imi, edhe unë prisja një gol nga ti. Do të ishte shumë më madhështore nëse do ta kishit shënuar golin”, i tha Erdogan sulmuesit, ndërsa ai iu përgjigj, duke thënë: “Shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës zoti President”.