Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë?

Çfarë shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë?

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë sot janë mbajtur homazhe për shkrimtarin Ismail Kadare, shkruan Reporteri.net.

Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe krerët e Kosovës.

Padyshim në librin e zisë nuk munguan as fjalët e kreut të qeverisë.

 

 

“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne. 

Me mall e mirënjohje“, shihet të ketë shkruar mes tjerash Kurti.