Më 25 qershor të këtij viti një vajzë aksidentalisht kishte rënë në një pusetë në Prishtinë, përkatësisht afër monumentit “New Born”.
Komuna e Prishtinës nuk vonoi shumë dhe u vu në lëvizje, filluan punën.
Pusetën e demoluar e siguruan, por, vetëm me një papuqe.
Sanimi i rreziqeve të tjera të mundshme në atë pusetë dukej se u bë vetëm përkohësisht.
Por, sot në rrugën “Gjergj Balsha” në Arbëri edhe një tjetër hapsirë ishte e rrezikshme.
Qytetarët ishin munduar t’i iknin rrezikut duke vendosur dy shishe në atë hapsirë.
FOTO: