Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka falënderuar stafin e Ambasadës dhe në veçanti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që me familjen e saj është bashkuar në festën e realizuar në ceremoninë e pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
“Fillimi i festës në pritjen tonë të Ditës së Pavarësisë dje! Faleminderit Ekipit të Ambasadës dhe veçanërisht Presidentes Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”, ka shkruar Hovenier.