Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

Kurti bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në mesin e shumë personave, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Tiranë, Kurti ka shkuar me disa nga ministrat si Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla- Schwarz.

Paraprakisht, homazhe kanë bërë edhe deputetët e LVV-së.

Kadare varroset sot në Varrezat e Tufinës në Tiranë.