Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Taravari: Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, nuk mund ta ndalojë askush flamurin shqiptar

Taravari: Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, nuk mund ta ndalojë askush flamurin shqiptar

Gjatë ditës së djeshme, Maksim Dimitrievski nga ZNAM tha se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar do të dalë nga Qeveria e për këtë, Arben Taravari tha se Dimitrievski është në eufori zgjedhore dhe se flamuri shqiptar nuk duhet t’i pengojë askujt pasi është zyrtar dhe kjo nuk duhet diskutuar.

“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë.

“Maksim Dimitrievski ka marrë plot vota shqiptare kur u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës. Përsëri do të ketë zgjedhje dhe ai do ta kthejë retorikën. Dje qarkulluan foto në të cilat shihej se në zyrën e tij ka flamur shqiptar. Mendoj se më shumë është populizëm se sa seriozitet”, tha mes tjerash Taravari.

Powered by WordPress