Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Ndryshimi midis humbjes së peshës dhe humbjes së yndyrës – Cila është më e rëndësishme?

Ndryshimi midis humbjes së peshës dhe humbjes së yndyrës – Cila është më e rëndësishme?

Humbja e peshës i referohet një rënie të përgjithshme të peshës të trupore.

Ndërsa humbja e yndyrës i referohet humbjes së peshës që ndodh veçanërisht nga humbjet në masën e yndyrës.

Një mënyrë e thjeshtë për të dalluar se sa yndyrë keni humbur, është duke matur se sa centimetra keni humbur nga beli dhe ijet tuaja.

Gjithashtu vëreni me kujdes çdo ndryshim në mënyrën se si rrobat tuaja përshtaten rreth belit.

Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë të dini nëse jeni duke humbur peshë nga yndyra apo muskujt.

AgroWeb.org në këtë artikull shpjegon se pse humbja e yndyrës është më e rëndësishme dhe ju jep disa këshilla për humbjen e yndyrës dhe ruajtjen e muskujve.

Përqendrohuni në humbjen e yndyrës së tepërt në trup

Shumë programe për humbje peshe thonë se ju ndihmojnë të humbisni peshë shpejt dhe me lehtësi.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohet se një sasi e konsiderueshme e kësaj peshe mund të përfshijë humbje të ujit dhe muskujve.

Humbja e muskujve mund të jetë e dëmshme, pasi muskujt janë një komponent shumë i rëndësishëm i shëndetit tuaj të përgjithshëm.

Muskujt ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, ruajnë nivelet e yndyrës si trigliceridet, kolesteroli dhe kontrojnë inflamacionin.

Ruajtja e masës muskulare gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e humbjes së muskujve të lidhur me moshën.

Për më tepër, sa më shumë muskuj të keni, aq më shumë kalori digjni kur pushoni. Kjo është arsyeja kryesore pse burrat në përgjithësi kanë nevoja më të larta për kalori sesa gratë.

Konsumoni më shumë proteina

Proteinat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme për një sërë funksionesh trupore si ruajtja e muskujve, veçanërisht kur humbisni peshë.

Konsumimi i proteinave që shoqërohet me një reduktim të kalorive dhe kryerja e stërvitjes fizike, mund të të ndihmojë në formimin e muskujve duke rritur humbjen e yndyrës.

Aktiviteti fizik

Kryerja e një aktiviteti fizik është mënyra më efektive për të humbur më tepër yndyrë.

Kombinimi i stërvitjes me një konsum më të lartë të proteinave mund të ndihmojë në optimizimin e rezultateve tuaja.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të bëjnë të paktën 150-300 minuta në javë aktivitet fizik, që ndihmon në forcimin e të gjitha grupeve kryesore të muskujve.

Reduktoni kaloritë

Për të humbur peshë, duhet të krijoni një deficit në kalori, duke ngrënë më pak kalori ose duke u ushtruar. Zgjedhja perfekte është t’i bëni të dyja.

Sidoqoftë, reduktimi i tepërt i kalorive mund të çojë në një humbje më të madhe të muskujve sesa yndyrës.

Në vend të kësaj, filloni duke zvogëluar në mënyrë të moderuar numrin e kalorive që konsumoni, për të minimizuar humbjen e muskujve duke lehtësuar akoma humbjen e yndyrës.

Ju mund të zvogëloni numrin e kalorive që konsumoni duke ngrënë më shumë fruta, perime, drithëra, ushqime të pasura me proteina, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe më pak produkte e pije të ëmbëlsuara me sheqer, mish të përpunuar dhe ushqime të skuqura./AgroWeb.org

Powered by WordPress