Këngëtarja kryesore e grupit muzikor “Heart”, Ann Wilson, ka treguar se po lufton me kancerin.
Artistja 74-vjeçare do të pushojë pjesën tjetër të vitit teksa i nënshtrohet kimioterapisë, kështu që viti muzikor 2024 i grupit do të riplanifikohet për vitin e ardhshëm.
“Të dashur miq, së fundmi iu nënshtrova një operacioni për të hequr diçka që, siç rezulton, ishte kancerogjene”, ka shkruar ajo në Instagram. “Operacioni ishte i suksesshëm dhe po ndihem mirë, por mjekët tani po më këshillojnë të bëj një kurs kimioterapie parandaluese dhe kam vendosur ta bëj. Dhe kështu mjekët e mi më udhëzojnë që të largohem pjesën tjetër të vitit nga skena në mënyrë që të shërohem plotësisht”.
Ann i siguroi fansat se do të rikthehet në skenë.