Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti, Osmani e Konjufca marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare

Kurti, Osmani e Konjufca marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë më 1 korrik përcillet sot në banesën e fundit.

Ditën e sotme në nder të shkrimtarit të madh do të mbahen homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Homazhet publike do të mbahen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ndërsa në orën 11:30 do të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës. Në orën 12:30 kortezhi do të niset në drejtim të varrezave të Tufinës.

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria shpalli 2 dhe 3 korrikun ditë zie, ndërsa Kosova shpalli 3 korrikun ditë zie. Në të dy vendet flamujt janë ulur në gjysmë shtize.

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria do të marrin pjesë krerët e shtetit të Kosovës.

Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca e disa deputetë.