Familjarët e të riut shqiptarë i kanë apeluar për ndihmë qeverisë shqiptare për ndërhyrje për ta shpëtuar pasi sipas tyre 36-vjeçar me inicialet K.K., nuk ka një rol parësor dhe udhëheqës në grupin e të arrestuarve të akuzuar për futjen në Kinë të 1 ton kokainë.
Për këtë ka reaguar edhe MPJ e Shqipërisë.
“Në përgjigje të kërkesës tuaj ju bëjmë me dije se, gjatë takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i përcolli të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, gjykim që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar. Duke kërkuar respektim të të gjithë të drejtave të shtetasit në fjalë, në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor, pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të evitohet aplikimi i dënimit kapital”, thuhet në përgjigjen e MPJ.