Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se inspekcioni ka vendosur gjoba për kompanitë ndërtuese lidhur me hudhjen e mbeturinave në hapësira publike.
Përmes një njoftimi, Rama ka njoftuar se hudhja e mbeturinave është e ndaluar rreptësishtë, teksa ka bërë thirrje që një dukuri e tillë të ndalet.
Rama ka paralajmëruar se gjoba do të ketë për të gjithë shkelësit.
“Siç ju e dini, është e NDALUAR rreptësisht hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë. Mos i hedhni mbeturinat nga dritaret, sepse rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten.
Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njejtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, thuhet në njoftimin e Ramës.