Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ishte i zhdukur nga e enjtja, gjendet pa shenja jete 61-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga e enjtja, gjendet pa shenja jete 61-vjeçari nga Gjilani

Është gjetur pa shenja jete një 61-vjeçar në Gjilan i cili ishte shpallur i humbur që nga e enjtja e javës së kaluar.

Në njoftimin e policisë, thuhet se në bashkëpunim me familjarë, 61-vjeçari është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi

Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qytetarë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personit Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024.

Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.