Arsenali po synon që të përforcojë fazën e mbrojtjes dhe raportimet e fundit bëjnë të ditur se ata kanë shënjestruar mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde.
25-vjeçari i cili u transferua tek blaugranasit nga Sevilla, është shfaqur si një objektiv kryesor i ‘Topçinjve’ teksa po synojnë që të përforcojnë ekipin e tyre para sezonit të ri.
Raporti shton se katalanasit mund të detyrohen që ta shesin reprezentuesin francez për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare, me një shumë prej 60 milionë eurosh që po diskutohet.
Arsenali i etur për të përforcuar mbrojtjen pasi humbën në xhiron e fundit ligën sezonin e kaluar, ata tashmë kanë iniciuar kontaktet e para me Barcelonën për të eksploruar mundësinë e një transferimi.
Burime pranë klubeve bëjnë të ditur se gjiganti spanjoll po e vonon përgjigjen e tyre ndaj interesimit të Arsenalit, pasi po kërkojnë kohë për të mësuar se cilat janë nevojat e ekipit të tyre.
William Gallas ia propozon Arsenalit një sulmues që shënon mbi 20 gola në sezon
Lexo po ashtu
William Gallas ia propozon Arsenalit një sulmues që shënon mbi 20 gola në sezon
Pasi e dëshmoi veten në La Liga me Sevillën dhe Barcelonën, transferimi i mundshëm i Koundes tek Barcelona do të adresonte një fushë shumë të rëndësishme shqetësimi për Mikel Artetën.
Qëndrueshmëria e mbrojtjes është një prioritet kyç për Arsenalin në përpjekjet e tyre për të konkurruar me Manchester Cityn në krye të tabelës, andaj aftësitë e Koundes dhe eksperienca e tij mund të ndihmojnë shumë.
Tifozët e Arsenalit po presin me padurim lëvizjet e radhës të klubit të tyre të zemrës, ndërsa nënshkrimi me Kounden do të ishte një mesazh i madh që do të premtonte një shpirt të madh konkurrues nga klubi londinez sezonin e ardhshëm./Telegrafi/