Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gati 500 të arrestuar, protesta të dhunshme në Turqi kundër refugjatëve sirianë

Gati 500 të arrestuar, protesta të dhunshme në Turqi kundër refugjatëve sirianë

Gjithsej 474 arrestime janë bërë, deri më tani, në Turqi në vazhdën e incidenteve dhe sulmeve që ndodhën në të paktën dhjetë qytete turke kundër refugjatëve sirianë.

Protestuesit e zemëruar bastisën dyqanet në pronësi të refugjatëve sirianë dhe dogjën disa automjete në qytet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi dhunën, e cila nisi me pretendimin se një shtetas sirian kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë në Kayseri, si “vandalizëm”.

Megjithatë, protestat u përshkallëzuan dhe u organizuan mitingje në disa qytete turke, duke brohoritur shpesh: “Turqia është e turqve!” ose “Ne nuk duam më sirianë!”. Si kundërpërgjigje, ka pasur sulme kundër turqve në Siri, ku janë sulmuar kamionët turq apo janë grisur flamujt e Turqisë.

Turqia zyrtarisht pret më shumë se 4.5 milionë refugjatë, duke përfshirë 3.2 milionë refugjatë sirianë, por mendohet se numri real është shumë më i lartë.