Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetëvendosje në vitin 2023 shpenzoi mbi një milion e 384 mijë euro

Vetëvendosje në vitin 2023 shpenzoi mbi një milion e 384 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë publikuar raportet vjetore financiare të vitit 2023 pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Sipas raportit të vitit 2023, partia në pushtet përgjatë vitit 2023 ka pasur të hyra mbi dy milionë euro, ndërsa 24 mijë euro më pak se vitin 2022.

Sa i përket shpenzimeve të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje gjatë 2023-ës ka shpenzuar mbi një milion e 384 mijë euro.