Vaji i ullirit ekstra i virgjër njihet për vlerat fenomenale që ofron për organizmin e njeriut.
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.
Por kur vjen puna tek gatimi, temperatura e lartë është armiku i tij më i madh.
Antioksidantët Shuhen
Sipas ekspertëve të cilëve u referohet AgroWeb.org, vaji i ullirit përmban shumë polifenolë mirëbërës për shëndetin e zemrës të cilët shkatërrohen në temperaturë të lartë.
Polifenolët janë të pasur me antioksidantë të cilët degradojnë kur vaji i nënshtrohet një temperature të lartë e të vazhdueshme.
Në momentin që vaji i nxehtë nis të lëshojë tym, të gjitha substancat mirëbërëse shpërbëhen dhe formojnë agjentë të dëmshëm kimikë për shëndetin.
Acidet Yndyrore Shkatërrohen Plotësisht
Vaji i ullirit është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6.
Këto acide janë ekstremisht të ndjeshme ndj nxehtësisë që do të thotë se kur vaji nxehet shuë në temperaturë të lartë, këto acide të dobishme shkatërrohen.
Kjo nënkupton se përdorimi i vajit të ullirit në gatim nuk është një zgjedhje e mençur sepse nuk sjell asnjë përfitim për shëndetin.
Nxehja Nxit Tymrat Toksikë
Vaji i ullirit ka një pikë shumë të ulët djegieje dhe në momentin që kalon këtë nivel, ai lëshon tymra toksikë.
Gatimi me vaj ulliri në temperaturë të lartë nxit çlirimin e disa molekulave, ekspozimi afatgjatë ndaj të cilave shoqërohet me probleme shëndetësore.
Mënyra më e shëndetshme e përdorimit të vajit të ullirit është duke e hedhur në sallatë, perime të gatuara me avull, supë apo edhe në një fetë buke.
Sipas të studimeve të siguruara nga AgroWeb.org konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës./AgroWeb.org