Sot ka nisur takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel, ashtu siç ka deklauar i dërguari i këtij procesi Miroslav Lajçak, për “zbatim urgjent” të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërkohë, që në javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti,, presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, ka dështuar për shkak të kushteve të vëna nga kryeministri Kurti, për formalizimin e Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, kushti tjetër i kryeministrit Kurti ishte edhe tërheqja e letrës zyrtare në BE nga ish – kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ndërkaq kushti i tretë i tij ishte dorëzimi i Milan Radoiçiqit bashkë me grupin terrorist tek autoritete gjyqësore të Kosovës, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për TV Arbëria, ka deklaruar se vizioni i qeverisë Kurti në temën e Dialogut është një Demagogji e pastër politike.
Lekaj thekson se qasja e Qeverisë Kurti në temën e Dialogut është një Demagogji e pastër politike që kërkon të fitojë vetëm kohë dhe jo zgjidhje.
“Vizioni dhe qasja e Qeverisë Kurti në temën e Dialogut është një Demagogji e pastër politike që kërkon të fitojë vetëm kohë dhe jo zgjidhje”, është shprehur Lekaj.
Sipas tij, ndarja mes Kurtit dhe Bislimit në rolin e udhëheqësit të bisedimeve, është duke e nxjerrur shtetin si të dobët, jo stabil dhe jop serioz para ndërkombëtarëve.
“Ky pushtet dhe idetë që roli i udhëheqësit të bisedimeve të ndahet mes Kurtit dhe Bislimit, po na nxjerr si shtet të dobët, jo stabil dhe jo serioz para ndërkombëtarve”, deklaroi ai për TV Arbëria.
Më tej, deputeti i AAK-së, thotë se me logjikën e qeverisë Kurti që ta udhëheqë i vetëm dialogun, pa koordinim me të tjerët e ka sjellur Kosovën në humnerë.
“Qeveria Kurti me logjikën e saj që ta udhëheqë e vetme dialogun, pa opozitën, shoqërinë civile dhe njohësit e ekspertët e Diplomacisë, e ka sjellë Kosovën në humnerë, ku nuk ka zgjidhje dhe marrëveshje finale me Serbinë.”
Sipas Lekaj, ky realitet është duke e detyruar Qeverinë aktuale që të kalkulojë për votë, ku këtë e bënë duke nxjerrë tema të parealizueshme.
“Ky realitet po detyron Qeverinë Kurti që të kalkulojë për votë, dhe këtë e bënë duke nxjerrë tema të parealizueshme siç ishin zgjedhjet në veri, targat serbe, heçja e dinarit etj.”
Tutje, ai thotë se kryeministri ka paraqitur 3 kushte të cilat nuk qëndrojnë dhe janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.
“Tani procesi vetëm po zvarritet, ku Kryeminstri ka paraqitur 3 kushte të cilat nuk qëndrojnë dhe janë fyerje e intelegjencës së qytetarëve, pasi dy kushtet e para vetëm se kanë qenë në proces negocimi ndërsa Milan Radojçiç është në kërkim për tu arrestuar”. ka thënë ai.
Lekaj i propozon Kurtit që t’i thërret mendjes dhe t’i kthehet seriozisht dialogut.
“Kurti t’i thërret mendjes dhe t’i kthehet seriozisht Dialogut, por me një Grup të gjerë të unitetit të figurave të shtetit Kosovës”, deklaroi Lekaj për TV Arbëria.