Mediumi i madh britanik BBC ka tallur në mënyrë krejtësisht të papritur Cristiano Ronaldon pasi humbi një penallti në ndeshjen kundër Sllovenisë në 1/8-tës së Kampionatit Evropian.
Në fund, Cristiano Ronaldo festoi fitoren ndaj Sllovenisë, por e gjithë ndeshja ishte një makth i vërtetë për të pasi portieri kundërshtar Jan Oblak e përloti
Ronaldo u përpoq të shënonte gol gjatë gjithë ndeshjes, por nuk shkoi siç ishte planifikuar. Katër herë ka goditur nga gjuajtja e lirë, ka dalë i vetëm ndaj portierit slloven, por Oblak ka qenë më i suksesshëm në çdo rast
Goditja e fundit erdhi në pjesën e parë të vazhdimeve kur gjyqtari Daniele Orsato i dha Portugalisë një penallti. Ronaldo mori përgjegjësinë, por Oblak edhe një herë bëri një pritje fantastike. Pas penalltisë së humbur, portugezi i famshëm u pushtua nga emocionet dhe nuk i fshehu dot lotët në mes të fushës në Frankfurt.
Pasi humbi penalltinë, mediumi BBC i vuri Ronaldos një pseudonim që kurrë nuk e kishte menduar se do ta gjente diku në një transferime të drejtpërdrejt në TV.
“Misstiano Penaldo”, shkruhej në mbishkrimin e BBC-së, ku përdorën fjalën “miss”, pra dështim dhe ia ndryshuan emrin Ronaldo në Penaldo.
Jo të gjithëve u pëlqeu kjo lëvizje, ndaj shumë e kritikuan BBC-në dhe theksuan se duhej t’i kërkonin falje portugezit të famshëm për këtë përçmim.