Sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim i tyre mbahet një javë pasi dështoi të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin vazhdojnë sot punën në zhbllokimin e marrëveshjes.

Në lidhje me këtë takim dhe a pritet ndonjë rezultat ka folur për “Gazeta Blic” drejtori i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, Visar Ymeri.

Ymeri tha se se vështirë të ketë përparim sa i përket zbatimit të marrëveshjes

Ai tha se nuk ka nguti as nga Kosova dhe as nga Serbia në lidhje me këtë çështje.

“Është vështirë të thuhet nëse do të ketë apo jo rezultat kur nuk dihet konkretisht se për çka do të flitet. Përgjithësisht ky takim thuhet se do të jetë i përqendruar të zhbllokimi i zbatimit të marrëveshjes, bllokim ky që BE-ja më së shumti ia atribuon refuzimit të Kosovës të nis procesin e themelimit të Asociacionit. Nëse ndërmjetësuesit vazhdojnë të mbësin në këtë pozitë atëherë nuk mendoj se do të ndodh gjë në këtë drejtim para zgjedhjeve në Kosovë. Nuk duket se ka ndonjë nguti as nga ana e Kosovës e as nga ana e Serbisë për ta zbatuar marrëveshjen. Rrjedhimisht vështirë se do të ketë përparim në këtë drejtim” deklaroi Ymeri.