Edhe gjatë ditës së sotme banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit po protestojnë.
Protestat e tyre lidhen me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ata po protestojnë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.
Kjo nuk është hera e parë që ata protestojnë, e madje kanë paralajmëruar edhe përshkallëzim të situatës.