Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Momentet e vogla krijojnë kujtime të mëdha” – Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen më të dashuruar se kurrë

“Momentet e vogla krijojnë kujtime të mëdha” – Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen më të dashuruar se kurrë

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet komentuar në mediat rozë.

Romanca e tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas pjesëmarrjes së Donaldit në Big Brother VIP Albania, ku ai krijoi një lidhje të re brenda shtëpisë së famshme.

Në postimet e fundit në Instagram, Bora, e cila është nënë e një djali të vogël, dhe Donaldi janë shfaqur të pandarë dhe më të afruar se kurrë më parë.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Imazhet dhe videot e publikuara nga moderatorja tregojnë çiftin duke kaluar momente të paharrueshme së bashku, ashtu edhe në shoqërinë e miqve të tyre në një koncert.

Në një nga postimet e fundit, Bora është parë e veshur me një fustan të kuq elegant, që i përshtatet mjaft mirë.

Flokët e saj të stiluar në mënyrë perfekte kompletojnë pamjen e saj tërheqëse. Nga ana tjetër, Donaldi duket po aq i lumtur dhe krenar duke qëndruar pranë saj, duke dëshmuar se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.

Foto: Bora Zemani/Instagram
Foto: Bora Zemani/Instagram
Foto: Bora Zemani/Instagram
Foto: Bora Zemani/Instagram
Foto: Bora Zemani/Instagram

Powered by WordPress