Xavi Simons është larguar nga RB Leipzig pas një viti ku qëndroi si i huazuar nga Paris Saint Germain.
Megjithatë mesfushori ofensivë do të rikthehet sërish në Gjermani, por tani në radhët e gjigantit gjerman Bayern Munich.
Sipas SkySports Gjermani, Xavi Simons ka arritur një marrëveshje personale me Bayern Munich për t’iu bashkuar klubit bavarez këtë verë.
Mesfushori i talentuar holandez, aktualisht në pronësi të PSG-së , është një hap larg të qenit pjesë e një prej skuadrave më konkurruese në Evropë.
Megjithatë, të dyja klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për kushtet e transferimit, diçka që pritet të zgjidhet në ditët në vijim.
Bayern dhe PSG prej kohësh janë në bisedime dhe po mundohen të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Simons në Allianz Arena.
Parisienët duket se janë pajtuar se Simons të huazohet për një vit te Bayerni, me klubin bavarez që do ta ketë obligimin e blerjes për 70 milionë euro.