Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Trajneri i Portugalisë: “Ronaldo na ka treguar se nuk duhet të dorëzohemi në momente të vështira”

Trajneri i Portugalisë: “Ronaldo na ka treguar se nuk duhet të dorëzohemi në momente të vështira”

Roberto Martínez, trajneri i Portugalisë, ka komentuar në një konferencë për shtyp fitoren e arritur me penallti ndaj Sllovenisë.

Ai tha se skuadra e tij pati përballë një kundërshtar të vështirë – por që nuk u dorëzuan deri në fund dhe me meritë kaluan tutje.

“Sekreti i Portugalisë është Diogo Costa, ai është sekreti më i ruajtur në futbollin europian. Sot ai u shfaq në një nivel tjetër, ishte i jashtëzakonshëm në situatat ballë për ballë, në cilësinë që tregoi për të kryer tre pritje të njëpasnjëshme në penallti. Jemi shumë krenarë për të, Ronaldo humbi një penallti dhe më pas ishte vendimtar kur filloi penalltinë, ai hapi rrugën. Ishte një fitore e unitetit, e dhomës së zhveshjes dhe Cristiano është kapiteni ynë dhe ai e tregoi këtë në jetë dhe në futbolli ka momente të vështira dhe nuk mund të dorëzohemi, duhet të ecim përpara dhe ishte demonstrimi se çfarë duhet bërë kur gjërat nuk shkojnë mirë”, tha Martinez për UEFA.com.

Kujtojmë se Portugalia fitoi dje ndaj Sllovenisë pas penalltive me rezultatin 3-0, pasi 120 minutat lojë u mbyllën 0:0.

Powered by WordPress