Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Turqi. Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit me Turqinë, në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Presidentja Osmani, po ashtu, potencoi rolin e rëndësishëm të komunitetit turk në Kosovë”, thuhet në njoftimin e presidences.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Presidentja e falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme”, njofton tutje presidenca.