Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon

Një person është arrestuar si i dyshuar për grabitje në Prizren.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.

Në njoftimin e organeve të rendit, thuhet se 21-vjeçari E.B, dyshohet se para disa javës, saktësisht më 10 qershor, rreth orës 23:34 në rrugën ‘’Zara’’ në qytetin e Prizrenit duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.