Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fotoja e fundit e Ismail Kadaresë pak ditë më parë

Fotoja e fundit e Ismail Kadaresë pak ditë më parë

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Botuesi Bujar Hudhri kishte publikuar para gjashtë dite një fotografi të Kadaresë që besohet të jetë fotoja e fundit.

Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, teksa shkrimtari ishte duke pirë një kafe në një nga lokalet e Tiranës.

“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës”, shkruante Hudhri para një jave.