Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kritikuar performancën e Anglisë gjatë ndeshjes së Euro 2024 kundër Sllovakisë, të cilën Tre Luanët e fituan 2-1 pas kohës shtesë.
“Anglezët luajtën shumë ngadalë dhe ishin shumë të parashikueshëm. Në fund, ata mundën të fitonin falë cilësive individuale të lojtarëve, jo përmes taktikave të tyre,” tha Wenger për beIN Sports.
Skuadra e Gareth Southgate pati pak fat pasi humbi 1-0 deri në minutën e 95-të, kur Jude Bellingham shënoi golin e barazimit me një gërshërë magjike për të bërë rezultatin 1-1 dhe e dërgoi lojën në kohë shtesë, ku Harry Kane shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Anglia në çerekfinale do të përballet me Zvicrën.