Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miratohet ankesa e avokatit Veton Rrecaj, Liridon Beqirit i ulët dënimi nga Gjykata e Apelit

Miratohet ankesa e avokatit Veton Rrecaj, Liridon Beqirit i ulët dënimi nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka uluar dënimin e Liridon Beqirit i cili pas pranimit të fajësisë ishte dënuar me dy vite burgim.

Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themore në Prishtin, në mars të këtij viti, nën akuzën për veprën penale në bashkëkryerje, Shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste nga neni 134, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Kur iu shqiptua dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me datë 07.03.2024.

Ndaj këtij vendimi ishte ankuar avokati i tij, Veton Rrecaj.

Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e këtij të fundit, dhe në vendim thuhet se kjo gjykatë “duke vendosur në lidhje me ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Liridon Beqiri, av. Veton Rrecaj, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.25/2024, të dt. 07.03.2024, në seancën e kolegjit me datë 24.06.2024, e ka ulur dënimin nga dy vite në një vit burgim.

Më 4 mars të këtij viti, I akuzuari Liridon Beqiri e kishte pranuar fajësinë lidhur me shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa të akuzuarit Besart Veselaj, Ernes Beqiri, Argjend Hoti dhe Altin Salihu qenë deklaruar të pafajshëm për veprat që iu vihen në barrë.