Reprezentuesi i Spanjës, Nico Williams ka ndarë qëndrimet e tij pas fitores 4:1 ndaj Gjeorgjisë. Lojtari i Athletic Bilbaos është i bindur se kundërshtari i radhës, Gjermania, është shumë i vështirë.
“Jam shumë i lumtur që po kalojmë në çerekfinale. Hap pas hapi po tregojmë se jemi një ekip i madh. Ne do të vazhdojmë ta tregojmë atë në atë nivel,” tha Nico Williams.
“Ne gabuam në fillim. Ata shënuan një gol. Ishte autogoli ynë, por ne reaguam dhe i rregulluam gjërat. Jam shumë i lumtur me golin tim dhe do ta kujtoj gjithmonë”, shtoi ai.
“Kundër Gjermanisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata luajnë në shtëpi, luajnë futboll cilësor, do të shohim se çfarë do të bëjmë,” shtoi lojtari sulmues.