Ekspertët e shëndetit, theksojnë shpesh se sa e rëndësishme është marrja e vitaminës D çdo ditë.
Edhe pse nuk ka shumëushqime që të pasura me vitaminë D, suplementet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar marrjen e rekomanduar të saj.
Sidoqoftë, një kërkim i ri, në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se një ushqim i zakonshëm me bazë bimore, si kërpudhat e bardha, mund të jetë në gjendje t’ju sigurojë nevojat tuaja ditore të vitaminës D.
Ata ekzaminuan përfitimt shëndetësore që ofrojnë kërpudhat për njerëzit e moshës 9-18 vjeç, si edhe ata të moshës 19 vjeç e lart.
Secila grupmoshë u udhëzua të konsumonte 84 gramë kërpudha, ose rreth një filxhan e gjysmë.
Çfarë zbuluan?
Vetëm një racion kërpudhash, rriti marrjen e fibrave dietike të secilit grup, si dhe të disa mineraleve si bakri, fosfori, kaliumi, seleni, zinku, riboflavina, niacina dhe kolina.
Ngrënia një racioni, të këtyre kërpudhave, mundësoi që të dy grupet të tejkalojnë pak vlerën e rekomanduar ditore të vitaminës D.
Pra, herën tjetër kur të bëni pazar, shihni nëse mund të merrni një pako kërpudhash që thotë “të pasuruara me vitaminë D”.
Kështu që ngrënia e rregullt e kërpudhave përveç marrjes së një suplement të vitaminës D, mund të jetë mënyra më e mirë, përveç rastit kur mjeku ju këshillon ndryshe.
Ju gjithashtu mund të shtoni në regjimin tuaj ushqimor, produkte si: qumështi, drithërat, salmoni, toni, skumbria, vaji i papërpunuar i peshkut dhe vaji i mëlçisë së Merlucit, për më shumë vitaminë D.
Tashmë siç e dini, një regjim ushqimor i larmishëm eshtë çelesi për të përfituar sa më shumë vlera ushqyese./AgroWeb.org