Spanja dhe Gjeorgjia kanë dhuruar ndeshje shumë të fortë në Koln, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.
Mbrojtësi i Real Sociedadit, Robin Le Normand, shënoi autogol në minutën e 18-të dhe i dha epërsinë Gjeorgjisë.
Pas golit Spanja vazhdoi me sulme, duke krijuar raste të mira para portës së gjeorgjianëve.
Shifrat i barazoi Rodri në minutën e 39-të, me gjuajtje të saktë e të fuqishme me të majtën.
Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, u shqua me pritje të shumta në 45 minutat e para.